Site icon Telegrafi

Pasaporta COVID, Parlamenti Evropian voton për certifikatat digjitale

Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën për pasaportën digjitale COVID të Bashkimit Evropian, me të cilën gjatë kësaj vere do të tentohet të lehtësohet udhëtimi brenda vendeve të BE-së dhe të përshpejton rimëkëmbjen ekonomike në tërë bllokun.

Certifikatën për testin negativ COVID-19, vaksinimin kundër coronavirusit apo antitrupat, do të jenë pa pagesë dhe do të mbulohen nga trupi kombëtar i shtetit anëtar, dhe do të jetë i qasshëm në formë digjitale por edhe në atë fizike (letër), që do të përmbajë kodin QR, transmeton Telegrafi.

Tashmë nëntë shtete lëshojnë certifikata të tilla dhe pritet që atyre t’ju bashkohen edhe shumë tjera kur të fillojë të funksionojë sistemi – që të jetë i gatshëm për 1 korrik.

Certifikata digjitale do të duhej të lehtësonte procesin e udhëtimit nëpër Evropë gjatë kësaj vere, dhe të njëjtën kohë të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të bllokuar.

Certifikata do të përmbajë tri gjëra: konfirmimin për vaksinim, testin negativ apo konfirmimin se keni kaluar coronavirusin. Kjo certifikatë do të vlejë në të gjitha vendet anëtare të BE, plus në Islandë, Lihtenshajn dhe Norvegji. Pritet të miratohet edhe nga Zvicra.

Certifikata e COVID-19 mund të jetë në formë digjitale apo fizike (të shtypur në letër). Që të dyja do të kenë të dhënat e njëjta dhe të dyja janë të pranueshme. Këto “pasaporta” janë falas kurse BE-ja ka premtuar se do të jenë lehtë të qasshme.

Secili që ka kodin QR do t’i skanohet në kufi me të dhënat nëse përdoruesi i saj është vaksinuar apo ka testin negativ të COVID-19, si dhe nëse ka kaluar coronavirusin. Të dhënat personale të bartësit të kësaj pasaporte – shtetasve të vendeve të BE-së, familjarëve të tyre – u është premtuar se ato të dhëna do të ruhen dhe mbrohet privatësia e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version