Mesfushori i Chelseat, Mario Pasalic, ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me klubin, ndërsa sezonin 2017/2018 do ta kalojë në huazim te Spartak Moska.
Lajmin e kanë konfirmuar Blutë ditën e mërkurë në faqen e tyre zyrtare, ndërsa 22-vjeçari do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve me kampionin rus në sezonin e ardhshëm.
“Mario Pasalic ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare dhe është huazuar te Spartak Moska për sezonin 2017/2018”.
“Mesfushori kroat iu bashkua Chelseat në vitin 2014 dhe ka luajtur në ndeshjet miqësore para-sezonale kundër Arsenalit, Bayern Munichut dhe Interit”.
“22-vjeçari do ta provojë fazën grupore të Ligës së Kampionëve me kampionin në fuqi të Rusisë”, thuhet në njoftimin e Chelseat.
Para se të shkonte në Stamford Bridge, Pasalic ishte lojtar i Hajdukut të Splitit. /Telegrafi/