Telegrafi

Pasalic: Goditja më e rëndësishme e karrierës

Mario Pasalic mori penaltinë vendimtare dhe e shënoi në Superkupën e Italisë, duke ia siguruar Milanit fitoren ndaj Juventusit, ndërsa penaltinë e quajti si: “Goditja më e rëndësishme e karrierës sime”.

Ndeshja përfundoi 1-1 në Doha të Katarit dhe shkoi në vazhdime e më pas në penalti, kështu që pasi që goditjet e Gianluca Lapadula dhe Paulo Dybalas ishin të pasakta dhe me Mario Mandzukic që goditi shtyllën, Pasalic konvertoi penaltinë  përfundimtare dhe ia siguroi Milanit fitimin e trofeut.

“U përpoqa për të qëndruar i relaksuar dhe i qetë, sepse e dija se ishte penaltia për trofe”, ka thënë mesfushori i huazuar nga Chelsea për Mediaset Premium.

Lexo po ashtu Superkupa në duart e Milanit (Video)

“Jam 21 vjeç, unë ndjeva të gjithë përgjegjësinë mbi kurrizin tim, kjo ishte goditja më e rëndësishme e karrierës time, ka pasur emocione të mëdha dhe unë jam shumë i lumtur”, përcjell Telegrafi.

“Ndihem pabesueshëm, shumë i emocionuar, mu kujtua kur isha fëmijë që kam ëndërruar për diçka si kjo, kështu që unë jam shumë i lumtur”.

“I kushtoj atë për familjen time, miqtë e mi dhe të gjithë ata që më ndihmuan në karrierën time”, përfundoi Pasalic. /Telegrafi/