Telegrafi

Pasagjerja e “pushtuar nga djalli fluturon” brenda kabinës së aeroplanit, personeli detyrohet ta nxjerrë jashtë

Një grua është filmuar brenda një aeroplani që për destinacion kishte Michiganin në SHBA, duke “fluturuar” brenda kabinës sikur të ishte e pushtuar nga “djalli”.

Videoja është filmuar nga një pasagjer tjetër që ishte brenda fluturakes, ku shihet gruaja duke bërtitur derisa qëndronte mbi karrige – shumica prej të cilave ishin të zbrazëta, transmeton Telegrafi.

Pasagjerja që kishte vënë maskën mbrojtëse nën mjekër, bërtiste derisa qëndronte në tavanin e aeroplanit. E ekuipazhi i aeroplanit vazhdimisht i kërkonte të zbret, por ajo i injoronte kërkesat e tyre.

Edhe pse dukej sikur nuk po fliste me dikë në veçanti, ajo dëgjohet duke bërtitur: “të gjithë do të kemi marrëdhënie seksuale”.

Me të kuptuar se situata po acarohej edhe më shumë, personeli ndërhyn duke e zbritur dhe nxjerr nga fluturakja e cila më pas u dorëzua tek policia. /Telegrafi/