Telegrafi

Pasagjerja bie nga autobusi në lëvizje në Ukrainë, shpëton mrekullisht – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Kamerat e sigurisë në një qytet në Ukrainë kanë filmuar momentin kur një pasagjere bie nga autobusi në lëvizje, pasi ishte mbështetur në derë dhe në një moment ajo u hap.

Si rezultat i kësaj pasagjerja 58-vjeçe Valentyna Savenko ka pësuar lëndime trupore, pasi “fluturoi” nga autobusi me të cilin po kthehej nga puna, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është filmuar në Odessa në jug të Ukrainës, ku shihet se si i transportit publik kthehet në të majtë dhe në atë moment nga ai bie pasagjerja.

“Prisja të zbrisja nga autobusi dhe për këtë u ngrita në këmbë dhe iu afrova derës. Por, kthesa duket se ishte e fortë dhe autobusi lëvizte me shpejtësi – kjo bëri që dera të hapet dhe unë të bie në tokë”, ka deklaruar Savenko, e cila sipas mjekëve pas dy muajve do të mund të vazhdojë të shkojë në punë pa ndonjë problem. /Telegrafi/