Site icon Telegrafi

Pasagjeri vdes gjatë fluturimit nga Bullgaria për në Mbretërinë e Bashkuar, e detyroi pilotin të devijonte fluturimin për në Këln të Gjermanisë

Një aeroplan që ishte nisur për në Mbretërinë e Bashkuar u detyrua të devijonte papritur rrugëtimin për në Këln të Gjermanisë.

Dhe arsyeja e një devijimi të tillë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ishte sepse një burrë pësoi një arrest kardiak.

Aeroplani thuhet se u nis nga Burgas, Bullgari, për në Liverpool rreth orës 13:00 me orën lokale të hënën më 16 shtator përpara se ekuipazhi të shpallte një gjendje emergjence rreth dy orë më vonë.

Një ekip mjekësor më pas hipi në aeroplan pasi ai u ul në një pjesë të largët të pistës në Këln.

Burri raportohet të ketë pësuar një arrest kardiak dhe u shpall i vdekur, pavarësisht përpjekjeve më të mira të pasagjerëve dhe ekuipazhit për ta rikthyer në jetë.

Pasagjerët hipën në një aeroplan tjetër më vonë atë mbrëmje.

Një zëdhënës i Jet2.com tha: “Ne mund të konfirmojmë se fluturimi LS3214 nga Burgas në Liverpool u devijua për në Këln të hënën më 16 shtator, për shkak të një klienti që kërkon ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, mund të konfirmojmë se klienti ka ndërruar jetë. Ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjen dhe miqtë e klientit në këtë kohë shumë të vështirë”. /Telegrafi/

Exit mobile version