Telegrafi

Pasagjeri nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të tjerëve në një autobus, një i vdekur dhe pesë të plagosur në Kaliforni

Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën të hënën në mëngjes pas të shtënave në një autobus në Greyhound, kanë thënë autoritetet policore të Kalifornisë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, autobusi, që mbante rreth 40 pasagjerë, ishte drejtuar nga Los Angeles për në zonën e San Francisko.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, pak para orës 01:30 të mëngjesit të sotëm (sipas kohës lokale), një person i armatosur në autobus hapi zjarr.

Mediat raportojnë se i dyshuari është në paraburgim, por nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Gjithashtu autoritetet nuk kanë mundur të flasin për motivin e mundshëm. /Telegrafi/