Mendonit se ulja në ndenjësen e mesme ishte e ashpër? Një pasagjer i SpiceJet pati përvojën më të keqe të fluturimit ndonjëherë pasi u bllokua në tualet për pothuajse të gjithë fluturimin.
“Një pasagjer për fat të keq ngeci brenda në tualet për rreth një orë,” u tha nga aviokompania në një deklaratë, transmeton Telegrafi.
Pasagjeri i paidentifikuar thuhet se shkoi për të përdorur tualetin menjëherë pas ngritjes në një fluturim nate një orë e 45 minuta nga Mumbai në Bengaluru.
Megjithatë, kur u përpoq të largohej, dera nuk hapej për shkak të një mosfunksionimi të bravës, duke bllokuar efektivisht pasagjerin brenda tualetit.
Ekuipazhi dhe pasagjerët e tjerë u përpoqën ta nxirrnin, por pa sukses. Në një përpjekje për të qetësuar pasagjerin gjatë fluturimit, anëtarët e ekuipazhit i lanë një shënim nën derë.
“Zotëri, ne u përpoqëm të hapnim derën, por nuk mundëm”, thuhej në letër.
“Mos u trembni. Ne do të zbarkojmë për pak minuta, kështu që ju lutemi mbyllni kapakun dhe uluni mbi të. Sapo të hapet dera kryesore, do të vijë një inxhinier”, u tha ndër tjera në letër.
Dy inxhinierë hipën në aeroplan dhe thyen derën, duke e shpëtuar dhe menjëherë i ofruan trajtim mjekësor. Që atëherë, aviokompania ka rimbursuar pasagjerin. /Telegrafi/