Telegrafi

Pasagjeri kërkoi ulëse afër dritares së aeroplanit, stjuardesa japoneze ia vizatoi në letër një dritare dhe ia vendosi afër (Foto)

Një stjuardesë nga Japonia është bërë hit në internet pasi i kishte “dalë në ndihmë” një pasagjeri, që i kishte kërkuar një ulëse afër dritares – të cilit i vizatoi në një fletë të bardhë një dritare.

Gjatë një vizite në Japoni, pasagjeri i pakënaqur vazhdimisht kërkonte një vend të lirë afër dritares. Dhe kur stjuardesa e pyeti nëse dëshiron diçka të pi, ai vazhdoi t’ia bëjë me dije se e gjitha çfarë kërkon është një vend i lirë afër dritares, transmeton Telegrafi.

Duke parë se ai assesi nuk hiqte dorë nga kërkesa e tij, ajo vendosi t’ia “plotësojë” duke i vendosur afër fytyrës një letër të bardhë në të cilën kishte vizatuar një dritare.

Kjo fotografi ka përfunduar në Twitter dhe ka shkaktuar reagime të ashpra. Disa e kanë cilësuar veprimin e stjuardesës “spektakolar dhe gjenial”, derisa disa tjerë nuk mund të besonin që ajo vërtetë kishte bërë një gjë të tillë që për ata ishte e pakuptimtë dhe aspak qesharake. /Telegrafi/