Kodi i sjelljes në avion është një çështje e diskutueshme, me shumë rregulla të pashkruara.
Ka shumë debate të ndryshme mbi atë që është e pranueshme – si për shembull, a duhet të mbështesni karrigen, nëse do ta pengonte personin pas jush? (Shumë do të thoshin se, jo nuk duhet).
Një temë tjetër e nxehtë në debatin për kodin e sjelljes në udhëtime, janë edhe udhëtarët që zbathin këpucët dhe çorapet.
Shumë pohojnë se janë kundër kësaj sjelljeje, derisa të tjerët thonë se nuk është ndonjë problem.
Një video e shpërndarë në TikTok, tregon se si një burrë pa se udhëtari mbrapa tij kishte zbathur këpucët dhe kishte hequr çorapet. I njëjti udhëtar kishte afruar këmbën te krahu i burrit.
Kur e pa se nuk kishte çfarë të bënte tjetër, burri që ndau videon, mori një shishen dhe hodhi ujë te këmba e udhëtarit mbrapa. /Telegrafi/
@the.walker.twinsHad to do something ? ##airplane ##travel ##situation ##viral ##foryou♬ Into The Thick Of It! – The Backyardigans