Site icon Telegrafi

Pasagjeri godet stjuardesin me grusht shkaku se ia vonoi sjelljen e kafesë gjatë fluturimit në Kaliforni

Pasagjeri i “American Airlines” është filmuar duke goditur me grusht një shërbyes kur iu tha të priste për kafe – dhe gjithashtu pretendoi se kishte “10 vrasës në aeroplan”, sipas zyrtarëve dhe një dëshmitari.

Alexander Tung Cuu Le, 33 vjeç, nga Westminster, Kalifornia, u akuzua për sulm ndaj anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit për në Los Angelos, raporton nypost.

“Le u largua nga vendi i tij ndërsa stjuardesat po kryenin shërbimin e ushqimit dhe pijeve. Le goditi shpatullën e majtë të një stjuardese nga pas dhe kërkoi kafe”, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të SHBA për Qarkun Qendror në Kalifornia.

Disa çaste më vonë, Le dyshohet se kapi nga pas shpatullat e stjuardesës. “Pasi stjuardesa u tërhoq dhe vendosi një qëndrim mbrojtës, Le shkoi në pjesën e përparme të aeroplanit”, thonë dëshmitarët.

Një stjuardesë tjetër iu afrua Le dhe i kërkoi atij të kthehej në vendin e caktuar. Le nuk u bind dhe gjoja u ngrit në këmbë dhe mori një qëndrim luftarak ndaj stjuardesit duke bërë grushtet, vazhdoi ai.

Kur anëtari i ekuipazhit shkoi për të raportuar shqetësimin te kapiteni, Le dyshohet se e goditi atë me grusht në kokë.

Le – i cili përballet me një maksimum prej 20 vitesh në mbyllje federale për akuzat nëse dënohet – pritet të bëjë paraqitjen e parë në gjykatë të enjten pasdite në Los Angelos. /Telegrafi/

Exit mobile version