Telegrafi

Pasagjeri befason përdoruesit në mbarë botën pasi kishte gjashtë gishtërinj në këmbë – videoja merr miliona shikime në TikTok

Një pasagjer aeroplani ka tërhequr vëmendjen e pasagjerëve të tjerë në bord kur zhveshi çorapet për të çlodhur këmbët, sipas një video në TikTok.

Përmes kësaj video mund të shihet se pasagjeri ka në fakt gjashtë gishtërinj në këmbë duke habitur të gjithë, transmeton Telegrafi.

Videoja ka grumbulluar 8.1 milionë shikime dhe mbi 14 mijë komenteve, duke ndezur gjithashtu edhe debatin nëse është e pranueshme të dalësh zbathur në publik.

Përdoruesi @reverseosmosis369 publikoi pamjet në TikTok derisa xhiroi këmbën e pasagjerit, dhe ktheu më pas fokusin tek dritarja derisa aeroplani po bëhej gati për nisje. /Telegrafi/

@reverseosmosis369 Let it happen #fyp best #intro ♬ let it happen – luvs.audio