Skena e pazakontë u regjistrua gjatë fluturimit katërorësh për në New York dhe mes pasagjerëve ishte edhe tiktokerja Savana Govarti.
Ajo publikoi një video që u shikua nga 3.6 milionë njerëz në një periudhë të shkurtër kohe. Ajo nuk bëri të ditur se me cilën avio-kompani po udhëtonte.
Në video, shohim një kabinë të mbushur me mjegull të pazakontë dhe një vajzë me flokë dhe fytyrë dukshëm të lagur ndërsa pyet “çfarë po ndodh?”.
@savinnyc Nothing better than being on a 4hr flight back to new york soaking wet and cold #flying #plane #vacation #pilot #fyp ♬ Paper planes M.I.A – songs for u <3
Në një moment, Savana hoqi këmishën e bardhë të njomur dhe e hodhi mbi mbështetëse, duke shpresuar se do të thahej.
“Një fluturim katër orësh. Kam ftohtë”, tha vajza para kamerës, raporton nypost.
Piloti i aeroplanit dyshohet se ka komentuar situatën me fjalët se “duket sikur bie shi në kabinë”.
Skena joreale është rezultat i kondensimit të ujit në sistemin e rrjedhës së ajrit dhe pajisjet ftohëse. /Telegrafi/