Një video dramatike e postuar së fundmi në Twitter, shihet një skenë e pazakontë që ndodh brenda një autobusi.
Siç mund të shihet në video brenda autobusit gjenden jo shumë njerëz, kurse ai është i tejet i madh, dhe në pjesën ku lidhen dy pjesët e tij qëndrojnë disa pasagjerë plotësisht të qetë që kurrë nuk do të kishin besuar se do t’iu ndodhte diçka e tillë, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment dëgjohet një krismë e madh dhe autobusi ndahet në dy pjesë.
Kjo video pikërisht ua ka futur frikën të gjithë atyre që udhëtojnë me autobusët “harmonikë”, se mund t’i përcjell një fat i tillë.
Për fat të mirë, asnjëri nga këta pasagjerë nuk është lënduar të cilët janë larguar nga treni të tmerruar, ndërsa kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LR0XJSXn6yw