Site icon Telegrafi

Pasagjerët në aeroplan kishin gjakderdhje nga veshët dhe hundët, pasi ekuipazhi “harroi të aktivizoi sistemin e presionit të kabinës” (Video)

Pasagjerët e tmerruar filluan të kishin gjakderdhje nga veshët dhe hundët pasi ekuipazhi kishte “harruar të aktivizonte sistemin e presionit të kabinës”, pak pas ngritjes së aeroplanit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pretendohet se ekuipazhi i Jet Airways harroi të aktivizonte sistemin e presionit të kabinës, duke lënë pasagjerët të pësojnë lëndime të dhimbshme, ndërsa aeroplani u ngjit në qiell.

Po sipas mediave, bëhet fjalë për pasagjerët e një aeroplani Boeing 737, gjatë një fluturimi nga Mumbai në Jaipur në Indi.

Siç thuhet më tej, të paktën 30 pasagjerë pësuan gjakderdhje të hundës, disa u mbytën nga veshët dhe disa u ankuan për dhimbje koke të rënda, pasi avioni u detyrua të kthehej në Mumbai.

Prej tyre, të paktën tetë vetë u shtruan në spital.

Aeroplani mbante 166 pasagjerë dhe pesë nga ekuipazhi, në atë që duhej të ishte një fluturim dy orësh.

Jet Airways tha se gjendja e pasagjerëve në fluturimin e së enjtes ishte shkaktuar nga një “humbje në presionin e kabinës”.

Siç shtohet tutje, si rezultat, ishin aktivizuar maskat e oksigjenit. /Telegrafi/

Exit mobile version