Site icon Telegrafi

Pasagjerët largohen nga aeroplani në Barcelonë – arsyeja mund t’ju habisë, por është e rëndësishme ta dini

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga aeroplani i Ryanair që fluturoi nga Manchesteri në Alicante.

Megjithatë, fluturimi u devijua për në Barcelonë për shkak të dy pasagjerëve që dyshohet se nuk respektuan rregulloret.

Aeroplani u ngrit nga Manchesteri në orën 18:08 me kohën lokale dhe arriti në Alicante në orën 23:28, pas një ndalese 75-minutëshe në Barcelonë.

Në video shfaqet një polic që shfaqet në kabinë, si dhe një stjuardesë duke iu afruar dy të rinjve. Pas disa çastesh ngrihen dhe largohen nga aeroplani.

@swannimalp #benidorm #ryanair #flightdiversion #fyp #foryou ♬ original sound – Sonia

Në sfond dëgjojmë komentin e gruas, “kanë pirë pak, por nuk kanë bërë asgjë”, raporton dailymail.

Një tjetër pasagjer thotë se “kjo është qesharake. Fluturimi u devijua për në Barcelonë sepse dikush pinte një shishe pije alkoolike. Sa vetura policie janë jashtë?”.

Sipas rregullave të kompanisë së përmendur, pasagjerët para fluturimit mund të blejnë alkool në free shop, por duhet ta mbajnë në çantë.

Pasagjerët nuk lejohen të konsumojnë alkool të tillë në aeroplan dhe të rinjtë dyshohet se e kanë bërë këtë.

Kompania mund të refuzojë transportin e një pasagjeri nëse “gjendja, qëndrimi, sjellja dhe pamja e tij mendore ose fizike, paraqesin rrezik për të tjerët dhe pronën, përfshirë nën ndikimin e alkoolit ose drogës”. /Telegrafi/

Exit mobile version