Telegrafi

Pasagjerët këndojnë këngën “BabyShark” për ta qetësuar djaloshin që po qante – videoja bëhet virale

Një burrë që postoi një video në TikTok që tregon një grup pasagjerësh në një aeroplan duke kënduar këngën virale për fëmijë “Baby Shark” për një fëmijë që qante, ka marrë mbi 7 milionë shikime derisa njerëzit lavdëronin mirësinë e të huajve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Parikshit Balochi po fluturonte nga shtëpia e tij në Dubai për në Shqipëri për një udhëtim katër-ditor më 10 mars. Përpara se të fillonte fluturimi pesë-orësh, një fëmijë i ulur pranë tij, për të cilin Balochi tha se dukej rreth katër vjeç, filloi duke qarë. Ai tha se një pasagjer pas tyre filloi të murmuriste fjalët për “Baby Shark” dhe në përpjekje për të ngushëlluar fëmijën vendosi të bëjë të njëjtën gjë.

“Nuk kam turp sepse flas publikisht si prezantues në radio. Kështu fillova të këndoja me zë të lartë dhe të gjithë u bashkuan”.

Në videon prej nëntë sekondash, një numër pasagjerësh mund të shihen duke duartrokitur dhe duke kënduar tekstin e këngës “Baby Shark”, përpara se kamera t’i afrohet fëmijës, i cili duket se po qan.

Balochi një prezantues 33-vjeçar për një stacion radio Bollywood në Dubai, ka gati 5,000 ndjekës në TikTok.

Videot e tij të mëparshme në TikTok zakonisht merrnin qindra shikime, por kur postoi “Baby Shark”, shpërtheu duke grumbulluar 7 milionë shikime. /Telegrafi/

@parikshitbalochi baby Shark! #fyp #flydubai #foryoupage #babyshark #dubai ♬ One Night in Dubai – Arash