Telegrafi

Pas zyrtarizimit te Standard Liege, Ochoa befason me numrin e fanellës (Foto)

Portieri meksikan, Guillermo Ochoa ka befasuar të gjithë me numrin e zgjedhur të fanellës.

Ochoa ka befasuar të gjithë para disa ditëve me zgjedhjen e transferimit të tij.

Lexo po ashtu Schneiderlin zgjodhi fanellën me numër 2, por mësoni cilët janë numrat më të çuditshëm që janë mbajtur në Ligën Premier (Foto)

Meksikani vendosi të transferohej nga Malaga e La Ligas, tek skuadra nga Superliga Belge, Standart Liege, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar te Granada.

Ky transferim i Ochoas ka befasuar të gjithë, pasi 31-vjeçari gjithmonë ka paraqitje të shkëlqyera me kombëtaren e Meksikës dhe mendohet një skuadër me e fortë për të.

Megjithatë, ky transferim nuk është befasia e vetme e Ochoas, pasi meksikani ka zgjedhur të bartë fanellën me numër 8, numër që zakonisht mbahet nga mesfushorët. /Telegrafi/

Kjo është fanella me numër 8 e Ochoas