Të mërkurën është raportuar se është përfshirë nga zjarri një podrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë, janë dëmtuar rreth tetë vetura si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti.
“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një podrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë , janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/