Site icon Telegrafi

Pas zjarrit, Kalifornia përballet me stuhi shiu dhe përmbytje

Mijëra familje të Kalifornisë veriore kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë së zjarrit që ka goditur shtetin amerikan.

Kjo është tragjedia më e madhe nga zjarri në Kaliforninë, kurse banorët që kanë braktisur shtëpitë janë duke fjetur në tenda dhe makina, ndërsa përballen me një rrezik të ri, shira e rrëmbyeshëm që pritet të shkaktojnë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të tokës.

Shtrirja e stuhive të shiut, aktualisht është duke kaluar mbi Oqeanin Paqësor, ndërkaq pritet të godas rajonin e Kalifornisë Veriore gjatë gjithë javës së Falënderimeve.

Lexo po ashtu I mbijetuan zjarrit, tani po i kërcënon diçka tjetër - qytetarët e Kalifornisë po rrezikohen nga ajri i ndotur (Foto/Video)

Bazuar në modelet e parashikimeve kompjuterike, meteorologët parashikojnë se mund të ketë më shumë se një inç të shiut në zonën e Gjirit, ku zjarri fatal i kampit po përvëlohet, deri më 23 nëntor.

Deri më tani janë identifikuar 71 viktima nga zjarri, kurse një numër shumë i madh janë ende të zhdukur, përcjell Telegrafi

Exit mobile version