Telegrafi

Pas zbulimit të informacioneve sekrete, Joe Biden: Agjencitë e sigurisë kombëtare të rrisin masat mbrojtëse

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se ka udhëzuar agjencitë e sigurisë kombëtare që të rrisin masat mbrojtëse pas publikimit të dokumenteve sekrete të qeverisë amerikane.

Biden u ka bërë thirrje agjencive federale që të rrisin masat e tyre të sigurisë pas një rrjedhje masive të dokumenteve të klasifikuara amerikane.

Lexo po ashtu Jack Teixeira akuzohet sipas Aktit të Spiunazhit

“Ndërsa ne jemi ende duke përcaktuar vlefshmërinë e atyre dokumenteve, unë i kam udhëzuar komunitetin tonë ushtarak dhe të inteligjencës që të ndërmarrë hapa për të siguruar dhe kufizuar më tej shpërndarjen e informacionit të ndjeshëm dhe ekipi ynë i sigurisë kombëtare po koordinohet ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, tha ai.

Jack Teixeira është akuzuar për marrjen dhe mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve dhe materialeve të klasifikuara, raporton cnn.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka urdhëruar një “rishikim të procedurave të qasjen së inteligjencës, llogaridhënies dhe kontrollit brenda Departamentit për të informuar përpjekjet tona për të parandaluar që ky lloj incidenti të përsëritet”.

Lexo po ashtu Si e identifikoi FBI-ja, Jack Teixeiran?

Ndryshe, presidenti u informua mbrëmë për arrestimin gjatë vizitës diplomatike në Irlandë dhe ka marrë përditësime të rregullta që kur zbulimi u bë publik.

Dokumentet përmbanin informacione të ndjeshme, duke përfshirë përgjimin e aleatëve dhe kundërshtarëve kryesorë dhe vlerësime të prera mbi gjendjen e luftës në Ukrainë. /Telegrafi/