Këngëtaret Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta së fundmi kanë bërë të ditur se ndodhet në Romë të Italisë, ku kanë kaluar disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Ato kanë shkuar atje vetëm për pak ditë, gjersa edhe natën e ndërrimit të viteve e kanë pritur së bashku në kryeqtytetin italian.
Por, mesa duket ato të dyjat nuk janë të vetmet që ndodhen atje. Edhe këngëtarja Soni Malaj ka bërë të ditur se ka shkuar së fundmi për një vizitë në Romë.
Ajo ka publikuar një video në Instagram Story, përmes së cilës ka treguar se ka shijuar një mëngjes të freskët atje, gjersa nuk dihet nëse ka rastisur që të takohet me koleget e saj. /Telegrafi/