Telegrafi

Pas Whitney Houston dhe vajzës së saj, nga problemet me drogën vdes edhe ish-i dashuri i Bobbi Kristinas

Bobbi Kristina Brown dhe Nick Gordon (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ish-partneri i Bobbi Kristina Brown, Nick Gordon, ka vdekur si pasojë e mbidozimit me drogë, pas një serie sulmesh në zemër që i kishte përjetuar në spital.

Siç transmeton Daily Mail, ai ishte dërguar në kujdesin intensiv në një spital në Florida, mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve, ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Gordon ishte akuzuar si përgjegjës për vdekjen Bobbi Kristinas në vitin 2015, kur ajo u gjet pa vetëdije në vaskë, ndërsa në organizëm kishte drogë, megjithatë asnjëherë nuk u ngrit padi gjyqësore për të. Vajza e Whitney Houston asokohe qëndroi për gjashtë muaj në koma dhe vdiq.

Bobbi Kristina Brown dhe Nick Gordon (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Ka marrë drogë me miqtë dhe e ka humbur vetëdijen. E kanë dërguar në spital, e kanë futur dhe e kanë lënë aty. Pavarësisht mendimit për Nickun dhe stilin e tij të jetesës, është e tmerrshme që ata që e kanë quajtur veten miq të tij e kanë lënë vet”, ka thënë një burim për Daily Mail.

Kujtojmë që edhe Houston kishte vdekur në vaskë në vitin 2012, ndërsa kokaina dhe sëmundja e zemrës kishin qenë faktorë kontribuues në vdekjen e saj, pasi është mbytur aksidentalisht në ujin e vaskës pasi e ka humbur vetëdijen. /Telegrafi/