Manchester Unitedi thuhet se dëshiron të shtojë dy yje të rinj anglezë në transferimet e tyre të verës.
Djajtë e Kuq pritet të njoftojnë sot (e premte) ose të shtunën nënshkrimin me reprezentuesin e Anglisë U-21 dhe lojtarin e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka.
Megjithatë, sipas mediumit britanik The Times, drejtuesit e klubit anglez nuk do të ndalen me transferimin e mbrojtësit të Crystalit.
Shefi i transferimeve të Unitedit, Ed Woodward, tani e ka kthyer vëmendjen tek të rinjtë James Maddison dhe Sean Longstaff.
Leicesteri thuhet se do të kërkojë një pagesë të madhe për fantazistin Maddison, i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë pas arritjes nga Norwich City verën e kaluar.
Mesfushori tjetër, Longstaff dyshohet se dëshiron të largohet nga Newcastle pas largimit të Rafa Benitez nga St James Park. /Telegrafi/