Telegrafi

Pas vrasjes së tre amerikanëve në Jordani, reagon Biden

Në një deklaratë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordaninë verilindore ishte kryer nga “grupet militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”.

“Sot, zemra e Amerikës është e rënduar. Natën e kaluar, tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë – dhe shumë u plagosën – gjatë një sulmi ajror pa pilot ndaj forcave tona të stacionuara në Jordaninë verilindore pranë kufirit me Sirinë”, pohoi lideri amerikan, raporton skynews.

“Ndërsa ne jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Vriten tre ushtarë amerikanë në Jordani

“Jill dhe unë bashkohemi me familjet dhe miqtë e të rënëve tanë – dhe amerikanëve anembanë vendit – në pikëllimin e humbjes së këtyre luftëtarëve në këtë sulm të neveritshëm dhe tërësisht të padrejtë”, deklaroi 81-vjeçari.

Ai e përfundoi deklaratën duke thënë se “ne do të vazhdojmë angazhimin e tyre për të luftuar terrorizmin. Dhe nuk keni dyshim – ne do t’i kërkojmë llogari të gjithë përgjegjësve në kohë dhe në mënyrën që zgjedhim”.

Ndryshe, emrat e ushtarëve të vrarë nuk do të zbulohen pasi që së pari do të informohen të afërmit e viktimave. /Telegrafi/