Joe Biden tash është skeptik se së shpejti mund të kemi një armëpushim mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Presidenti amerikan ka pohuar se sulmi izraelit mbi palestinezët që ishin grumbulluar rreth kamionëve me ndihma do të komplikojnë bisedimet e paqes.
Ai më parë kishte shpresuar se një marrëveshje mund të arrihet midis Izraelit dhe Hamasit deri në fund të fundjavës.
Bisedimet po zhvilloheshin në Kajro dhe Paris, ku ndërmjetësues ishin SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, raporton skynews.
U propozua një pauzë gjashtë-javore në luftime, duke përfshirë një shkëmbim pengjesh me të burgosurit palestinezë.
Ndryshe, raportohet se janë vrarë 104 palestinezë dhe një numër i madh është lënduar në sulmin izraelit. /Telegrafi/