Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së gruas, vajzës, dy djemve dhe mbesës – gazetari Wael Dahdouh tha: Dhimbja nuk do të na ndalojë

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka premtuar se do të vazhdojë punën e tij, pavarësisht se ka humbur pesë anëtarët e familjes dhe së fundmi (të dielën) të birin Hamza Dahdouh.

Hamza Dahouh, ishte i biri i redaktorit të Al Jazeera për Gazë, Wael Dahouh, i cili u vra të dielën gjatë sulmeve ajrore izraelitë në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, kur një raketë goditi direkt veturën me të cilën po udhëtonte, transmeton Telegrafi.

Wael Dahdouh ka humbur edhe gruan, vajzën, mbesën dhe djalin 15-vjeç gjatë një sulmi izraelit në shtëpinë e tij në tetor.

Megjithatë ai tha se pavarësisht që dhimbja është shumë e madhe, do të vazhdojë të kryej profesionin e tij sepse kjo është më e pakta që ai mund të bëjë.

Lexo po ashtu Vritet komandanti i forcave ajrore të Hezbollahut në Liban

Në fillim të fjalimit të tij, Wael fillimisht falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar për familjen e tij.

“E gjithë kjo dashur dhe mbështetje që më është dhënë, është gjëja më e rëndësishme që më ka ndihmuar të vazhdojë rrugëtimin”, shtoi ai.

“Është e vërtetë që dhimbja është shumë e madhe, e me kalimin e ditëve edhe më e madhe, çmimi ishte shumë i madh. Hamza ka qenë gjithçka për mua, ka qenë shpirti im. Por e gjithë kjo dhimbje nuk do të na ndalë në rrugëtimin tonë. Natyrisht se është e vështirë, aspak lehtë, por siç kam thënë, nuk do të ndalemi për asnjë moment. Derisa të jem gjallë dhe të kem mundësinë të kryej punën – do të punojë”, tha për fund Dahdouh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version