Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se me shqetësim të madh e ka marrë nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Askush nuk guxon që të prek djemtë tanë në uniformë, e kushdo që guxon t’i sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit”.
Postimi i plotë i Veselit:
“Me shqetësim të madh mora nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar.Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/
Nga një shpërthim që ka ndodhur sonte të Zhur të Prizrenit, një pjesëtar i policisë së Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë, bashkë me një fëmijë, kanë mbetur të plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur derisa pjesëtarët e Policisë së Kosovës po kryenin bastisjen në një shtëpi./Telegrafi/