Ditë më parë, reperi i njohur DJ Blunt bëri një reagim publik përmes një videoje të publikuar në InstaStory.
Ai kritikoi hapur reperët Ledri Vula dhe Capital T për një video të përbashkët që këta dy të fundit publikuan në rrjetin social Instagram.
Përveç bashkëpunimit, Ledri dhe Kapo gjatë bisedës treguan se po e rikthejnë në trend publikimin e albumeve, pasi secili prej tyre ka realizuar një album këtë vit.
I revoltuar nga kjo, Blunt reagoi duke thënë se ka gati albumin e tij të nëntë dhe nuk po mburret kaq shumë siç po bëjnë ata.
E pas gjithë këtij debati virtual, ka qenë Capital T ai i cili së fundmi ka bërë një reagim në Instagram, duke lënë të kuptohet se ishte një thumb për kolegun e tij reper.
“Nëse dikush në vitin 2020 mendon me u kap për një artist të suksesshëm për me mbërri, ti je i çalë, që nuk është ‘i freskët’ më”, ka shkruar Capital T në InstaStory.
E krejt kjo frazë u duk sikur kishte të bënte me ngjarjen dhe si një thumb drejtuar DJ Blunt, pas videos së përfolur që publikoi pak ditë më parë.
Ndërkohë, kundrejt kësaj situate nuk ka reaguar fare Ledri Vula, i cili vite më parë ka pasur një miqësi të mirë me DJ Blunt. /Telegrafi/