Nicole Scherzinger gjatë këtij viti është përballur me një situatë jo fort të këndshme, kur hakerat i publikuan në rrjet një video intime të saj me ish-partnerin, Lewis Hamilton.
Ndërkohë, vetëm pak muaj nga publikimi i kësaj videoje një tjetër shqetësim ka ardhur për Nicole, këtë herë nga Instagrami, kur artistja u shfaq pothuajse e zhveshur dhe paralajmëronte ‘kasetën e saj seksi’.
Dikush ia ka vjedhur llogarinë në Instagram dhe i kanë publikuar një foto-montazh, derisa në të shfaqet fytyra e yllit amerikan ngjitur me trupin e një modeleje.
Krahas fotos ishte shkruar: “Ju dua të gjithëve”, dhe ky postim qëndroi 20 minuta në faqen e këngëtares dhe më pas u fshi.
Fansat u mblodhën në mediat sociale duke etiketuar yllin, duke e inkurajuar atë që të kontrollonte faqen e saj pasi gjithnjë e më shumë filluan të vunë re imazhin e qartë.
Nga ana tjeter, këngëtarja Scherzinger nuk ka reaguar lidhur me këtë incident, e që tashmë Instagrami i saj është kthyer në normalitet.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë kur personazhet publike përballen me gjëra të tilla, pasi shumë kolegë të saj kanë përjetuar të njëjtën situatë. /Telegrafi/