Reperi i njohur Gjiko është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.
Duke qenë shumë i kërkuar gjithandej në koncerte dhe mbrëmje muzikore, ai arrin të sigurojë edhe të ardhura të mira nga muzika.
Këtë e dëshmon edhe jeta luksoze që ai bën.
Gjiko ka treguar shpesh se veturat luksoze janë pika e tij e dobët, dhe blen gjithnjë modelet e reja.
Ndërsa së fundmi, në disa imazhe të publikuara në InstaStory, reperi shfaqet në një port, teksa shfaq pranë tij një jaht.
“Lodra të reja për djemtë e mëdhenj”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë, duke lënë kështu në mëdyshje fansat nëse vërtet e ka blerë një jaht të tillë.
Tutje, në fotografinë e dytë ai thotë me shaka se i ka thënë kapitenit t’ia dërgojë jahtin në lavash.
Gjiko është i njohur për postimet e tij satirike në rrjetet sociale, teksa edhe këtë herë nuk ka arritur t’ua bëjë edhe aq të qartë fansave të vërtetën rreth këtij jahti. /Telegrafi/