Situata pas vërshimeve në Suharekë vazhdon të jetë emergjente.
Kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’iu ndihmuar qytetarëve të cilët kanë pësuar nga këto vërshime.
” Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj tek të gjitha bizneset, organizatat humanitare, dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijes etj.
Këto mund t’i dorëzojnë tek Kryqi i Kuq në Suharekë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Kujtojmë se dje kryeministri i vendit Ramush Haradinaj bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Suharekës të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet. /Telegrafi/