Telegrafi

Pas vërshimeve, pastrohen rrugët e Pejës

Pas të reshurave të mëdha në qytetin e Pejës ku për pasojë pati edhe vërshime si dhe u ndërpre procesi mësimor, gjendja është normalizuar.

Mbi 50 persona janë mobilizuar nga komuna e Pejës që të largojnë ujin nga qendra e qytetit dhe t’i pastrojnë rrugët.

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Durim Sheremeti, duke folur për gjendjen në Pejë, pas reshjeve të mëdha të shiut, ka theksuar se gjendja është më e qetë.

Ai ka thënë për Telegrafin “se gjendja ka filluar të normalizohet”.  /Telegrafi/