Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka mbledhur sot shtabin emergjent me të cilët e kanë bërë një rivlerësim të situatës e po ashtu edhe kanë përcaktuar veprimet e ditëve të ardhshme.
Po ashtu, kryetari Gjini e ka pritur edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me të cilin kanë biseduar për dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë dhe mundësinë e sjelljes së shpejtë të ndihmës për fermerët e dëmtuar.
Sipas një njoftimi të komunës, Gjini bashkë me bashkëpunëtorët e tij edhe gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në teren, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen në të cilën ndodhemi. /Telegrafi/