Që nga 20 shtatori Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat.
E nga 20 deri më 26 shtator janë administruar 10 mijë e 110 targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Më së shumti targa të përkohshme u vendosen në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare janë vendosur 2 mijë e 597 targa të përkohshme.
“Gjatë periudhës 20 – 26 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar MPB. /Telegrafi/