Site icon Telegrafi

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Xhaçka: Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Xhaçka me anë të një shkrimi në Facebook ka shkruar se, rajoni është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm”, shkruan ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, nënshkruan sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version