Site icon Telegrafi

Theresa May dëboi 23 spiunë të Kremlinit nga Britania, Rusia i kundërpërgjigjet duke bërë të njëjtën gjë me diplomatët britanikë në Moskë (Foto/Video)

Diplomatët britanikë të stacionuar në Rusi kanë filluar të largohen nga Moska, pasi janë dëbuar nga ky vend pas ngritjes së tensioneve mes këtyre dy vende, pas helmimit të ish-spiunit rus në Angli me agjent nervor, shkruan Daily Mail.

Stafi i ambasadës britanike ishin mbledhur në oborrin e mbushur me borë, për t’i përshëndetur kolegët e tyre që po largoheshin me vetura, transmeton Telegrafi.

Ata janë dëbuar nga autoritetet ruse, si shenjë hakmarrje pasi 23 spiunë të Kremlinit u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë të martës, pas akuzave për helmim me agjent nervor të një ish-spiuni rus që jetonte në Angli.

Agjentët e fshehtë kanë udhëtuar me aeroplan privat gjatë të martës, pasi kryeministrja britanike Theresa May u dha afat 7 ditor që të paketojnë gjësendet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version