Ditë më parë, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara hoqi të drejtën ligjore për abort, gjegjësisht vendosi se nuk ekziston e drejta kushtetuese për abort dhe se çdo shtet mund të vendosë individualisht për legalizimin ose penalizim.
Kjo ka bërë që në Shtetet e Bashkuara të vijojnë shumë reagime lidhur me këtë çështje, me shumë prej figurave publike të cilët këtë vendim po e cilësojnë si diskriminim ndaj grave.
Artistja shqiptare me renome botërore e cila jeton dhe vepron në ShBA, Bebe Rexha, bëri gjithashtu një reagim të ashpër në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
“Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkroi 32-vjeçarja interpretuese e hitit “I’m a mess”.
Guns have more rights than women in America right now.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) June 24, 2022
Tutje, ajo shpërndau në Twitter edhe një thirrje, e cila është shndërruar në fushatë senzibilizuese ku tregon rrugën se çfarë mund të bëjnë tani e tutje qytetarët kundërshtues të këtij vendimi.
Në letër thuhet se është mirë t’i bashkohen një proteste lidhur me kët♪ çështje, ato që duan të abortojnë të mbajnë pilula aborti me vete dhe të bëjnë kontrolle të rregullta, si dhe është mirë që të bëhet presion në qeveritë e shteteve përkatëse, që të bëhet thirrje për legalizim të abortit. /Telegrafi/
What we can do right now. pic.twitter.com/2POGr4QglE
— Bebe Rexha (@BebeRexha) June 24, 2022