Site icon Telegrafi

Pas vendimit të Bashës, Rama takon ministrat dhe grupin parlamentar të PS

Protesta e opozitës së bashkuar ka pasuar me një vendim politik të Partisë Demokratike, atë të djegies së mandateve parlamentare. Me ç’duket ky vendim i papritur i kryedemokratit ka zënë në befasi dhe mazhorancën.

Ndonëse dje ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali bëri reagimin e parë, në të nuk flitej për ndonjë veprim pasues nga ana e mazhorancës.

Ndërkohë sot, Edi Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, ashtu si çdo të hënë. Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste./Lapsi.al/

Exit mobile version