Telegrafi

Pas vdekjes së Kobe Bryant, reagojnë edhe presidenti Trump dhe ish-presidenti Obama

(Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmi për vdekjen e Kobe Bryant, vajzës së tij dhe personave tjerë që ndodheshin në helikopter, ka nxitur edhe reagimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Njoftohet se basketbollisti i madh, Kobe Bryant dhe tre të tjerë e kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Kaliforni. Ky është lajm i tmerrshëm!”, ka shkruar Trump në postimin e tij.

Lexo po ashtu Kobe, më i madh se basketbolli - lamtumira e hershme e legjendës që bëri botën ta dashurojë basketbollin

Ngushëllime ka shprehur edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili me dhimbje më të madhe e ka pritur lajmin për humbjen edhe të vajzës së ish-basketbollistit.

“Kobe ishte një legjendë në parket dhe sapo kishte filluar atë që do të ishte një vepër e dytë. Humbja e Giannas është akoma më zemërthyese për neve si prindër.

“Michelle dhe unë u dërgojmë shumë dashuri dhe lutjet tona Vanessas (bashkëshortes) dhe gjithë familjes Bryant në këtë ditë të paimagjinueshme”, ka shkruar Obama në një postim në Twitter. /Telegrafi/