Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur së fundmi një turne koncertesh në kontinentin e largët.
Ajo ka performuar në disa prej qyteteve të Australisë, për të argëtuar fansat që ka atje.
Pas këtij turneu të suksesshëm, këngëtarja Lipa ka bërë të ditur se është kthyer në shtëpinë e saj në Londër.
Ajo në një video të publikuar në InstaStory, ka thënë se ndjehet e lumtur që më në fund u kthye në shtëpi.
Projekti i fundit mbetet kënga “IDGAF”, e cila është cilësuar e suksesshme, përderisa ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga publiku.
Dua do të jetë prezente edhe në Kosovë më datë 10 gusht të këtij viti. /Telegrafi/