Site icon Telegrafi

Pas turit tre javor në SHBA e Zvicër, Kurti kthehet në Kosovë

Pas gati tri javësh qëndrimi jashtë vendit, kryeministri Albin Kurti sonte (e enjte) pritet të kthehet në Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Sonte. Besoj që tashmë ka arritur”, është përgjigjur shkurt ai.

Lexo po ashtu ​LDK për vizitën e Kurtit në ShBA: Shëtitje 18-ditore pa strategji dhe pa agjendë

Kurti e ka filluar vizitën zyrtare në SHBA më 6 maj.

Lexo po ashtu Kurti tash e disa javë jashtë Kosovës, Çitaku e quan të paprecedentë dhe tërësisht të papërgjegjshme

Pas vizitës dyjavore atje, ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjatë qëndrimit në SHBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.

Megjithatë, partitë opozitare e kanë kritikuar duke thënë se vizita e tij është “shëtitje” pa strategji dhe agjendë. /Telegrafi/

Exit mobile version