Gjilani mori fitore spektakolare në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës, me rezultat 4-2.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i gjilanasëve, Alban Hyseni, i cili tha se kishte shkuar për fitore në Podujevë.
“Fitore e rëndësishme, duke ditur që kishim kundërshtar Llapin që kërkon vendin e dytë. Nuk kemi ardhë për barazim, erdhëm për fitore”.
“Puna ime është e definuar unë jam trajner deri më 22 maj, besoj që ta dhashë përgjigjen“, deklaroi trajneri i Gjilanit për ART Sport.
Pas javës së 34, Gjilani gjendet në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Llapi në të katërtin me 54 sosh. /Telegrafi/