Telegrafi

Pas triumfit në Rio 2016, Majlinda shpërblehet financarisht nga shteti i Kosovës

Majlinda Kelmendi arriti të shpallet kampione në Lojërat Olimpike 2016 në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo ishte medalja e parë e artë për shtetin e Kosovës dhe më e bukura është se e kemi fituar në pjesëmarrjen e parë.

Lexo po ashtu Momenti kur Majlinda nuk i mbajti lotët pas fitores historike (Foto/Video)

Xhudisjta nga Kosova mundi italianen, Odette Giuffrida ndërsa për të arritur deri në finale ajo fitoi edhe ndaj Evelyne Tschopp, Christianne Legentil dhe japonezes, Misato Nakamuras.

Pas këtij suksesi historik Majlinda u urua nga krerët dhe figurat më të rëndësishme të vendin tonë. Por, nuk përfundon me keq, pasi tashmë sportistja nga Peja gëzon disa shpërblime të mira nga shteti i Kosovës.

Lexo po ashtu Momenti kur Rio pushtohet nga tingujt e himnit të Kosovës (Foto/Video)

Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:

Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro

Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro

Medalja e argjendtë – 60 mijë euro

Medalja e bronztë – 40 mijë euro

/Telegrafi/