Majlinda Kelmendi arriti të shpallet kampione në Lojërat Olimpike 2016 në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kjo ishte medalja e parë e artë për shtetin e Kosovës dhe më e bukura është se e kemi fituar në pjesëmarrjen e parë.
Xhudisjta nga Kosova mundi italianen, Odette Giuffrida ndërsa për të arritur deri në finale ajo fitoi edhe ndaj Evelyne Tschopp, Christianne Legentil dhe japonezes, Misato Nakamuras.
Pas këtij suksesi historik Majlinda u urua nga krerët dhe figurat më të rëndësishme të vendin tonë. Por, nuk përfundon me keq, pasi tashmë sportistja nga Peja gëzon disa shpërblime të mira nga shteti i Kosovës.
Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë si vijon:
Lojërat Olimpike
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro
/Telegrafi/