Pas fitores historike të Barcelonës kundër Paris Saint-Germainit, Neymar ka thënë se Lionel Messi do ta zgjasë qëndrimin e tij te katalunasit.
Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2018, ndërsa deri më tani, ai ka hezituar ta vazhdojë atë duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm.
Megjithatë, njeriu i momentit – Neymar është i bindur se superylli i Barcës do të rinovojë me Blaugranët.
“Leo do ta rinovojë kontratën. Kjo është e sigurt”, është shprehur braziliani për beIN Sports.
Neymar ishte heroi i Barcelonës në fitoren prej 6-1 kundër PSG-së, ashtu që skuadra e tij u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-5.
Ai shënoi dy gola dhe asistoi në golin vendimtar të sekondave të fundit të realizuar nga Sergi Roberto. /Telegrafi/