Telegrafi

Pas triumfit 8-0, Mustafi me shokë e merituan darkën në Romë (Foto)

Kombëtarja gjermane ka triumfuar mbrëmë me rezultat të thellë prej 8-0 kundër San Marinos.

E duke ditur se San Marino është shumë pranë kryeqytetit italian të Romës, këtë e kanë shfrytëzuar disa prej futbollistëve gjermanë.

Në fakt, Shkodran Mustafi (Arsenal), Ilkay Gündogan (Manchester City), Mario Götze (Borussia Dortmund) dhe Marc-André ter Stegen (Barcelona) kanë zgjedhur të darkojnë në Romë, transmeton Telegrafi.

“Darkë e madhe në Romë me shokët e mi të ekipit Ilkay Gundogan, Mario Gotze dhe Marc-André ter Stegen. Kohë e mirë. Argëtim me shokë e kombëtares gjermane”, ka shkruar në Mustafi në Facebook.

Ndryshe, Gjermania do të takohet me kombëtaren italiane në një miqësore luksi ditën e martë. /Telegrafi/