Portieri i PSG-së, Sergio Rico është zgjuar nga koma, konfirmoi gruaja e tij për median spanjolle.
Rico ishte në koma për tre javë pas një aksidenti me kalërim në provincën spanjolle të Andaluzisë. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe mjekët ia kanë shpëtuar jetën.
“Ne shohim dritën në fund të tunelit. Ne po ecim hap pas hapi. E dija që në fillim se ai do të kalonte sepse është kampion”, ka thënë bashkëshortja e Ricos, Alba Silva për mediat spanjolle.
Sipas fjalëve të saj, portieri i PSG-së ka qenë në dijeni kur familjarët e tij kanë dalë përballë dhe i kanë përshëndetur me disa gjeste. Lëvizjet e tij janë ende shumë të kufizuara. Gjendja e tij është ende shqetësuese.
Portieri u rrëzua nga kali i tij dhe u goditi në kokë me thundër. Rico më pas theu rruazat e qafës dhe pësoi një goditje në tru.
Shërbimet e urgjencës mbërritën shpejt dhe e transferuan portierin e plagosur me helikopter në një spital në Sevilla, ku ai kaloi tre javët e fundit. /Telegrafi/