Telegrafi

Pas transformimit muskuloz, aktori Kumail Nanjiani siguron abonim dhjetëvjeçar në faqen me përmbajtje për të rritur

Aktori pakistanezo-amerikan Kumail Nanjiani (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/kumailn)

Pas ka bërë një ndryshim të madh në trupin e tij dhe dukjen e re e ka ndarë me fansat e tij, aktori dhe komiku Kumail Nanjiani është befasuar me vëmendjen që i është bërë nga PornHub.

Fansat ishin habitur kur 41-vjeçari i kishte treguar rezultatet e regjimit intensiv të fitnesit në përgatitje për rolin e tij në filmin “The Eternals”.

Nanjiani, i cili në projektin e Marvel Cinematic Universe do ta luajë rolin e superheroit Kingo Sunen, ka ndërtuar një fizik muskuloz dhe në këtë mënyrë i është përshtatur rolit në filmin e ri.

(Foto: Instagram/kumailn)

Mirëpo, për ta arritur këtë sukses, ai është dashur që për një vit të punojë me trajnerët dhe nutricionistët më të mirë, ndërsa pos ithtarëve të Marvel, janë mahnitur edhe shumë të tjerë.

Një prej tyre është faqja e popullarizuar e shpërndarjes së përmbajtjes pornografike, PornHub, që e kishte përdorur fotografinë e tij për kategorinë “Meshkujt muskuloz”.

Kumail Nanjiani (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Dhe për të mos i mbetur borxh për përdorimin e fotografisë, kjo faqe ia ka shpaguar me një abonim pa pagesë në PornHub Premium për dhjetë vite – bën të ditur Uniland.

Kur e ka publikuar fotografinë e tij në Instagram, Nanjiani ka thënë se kurrë nuk kishte menduar se do të bëhej nga ata njerëz që i fotografojnë muskujt e tyre. Mirëpo, meqenëse kishte punuar një kohë të gjatë në transformimin e tij, ka dashur të tregojë se si duket tani. /Telegrafi/