Telegrafi

Pas tragjedisë së djeshme në Dardani, flet djali që humbi tre anëtarët e familjes

Pasditen e së hënës në kryeqytet ndodhi një ngjarje tragjike, ku në lagjen Dardania tre presona mbetën të vdekur.

Kryefamiljari Hasan Krasniqi pasi që vrau gruan dhe nusen e djalit, vrau edhe vetën.

Sipas hetimeve të para nga ana e Prokurorisë dhe deklarimeve të familjarëve, i ndjeri i cili kreu vrasjen thuhet të ketë pasur probleme mendore.

E lidhur me këtë ngjarje tragjike ka folur edhe djali i të ndjerit, hendbollisti Kreshnik Krasniqi.

Ai përmes Facebook-ut, ka shkruar se dje tragjikisht kanë ndërruar jetë tre anëtarë të familjes së tij të ngushtë.

Postimi i plotë:

Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19. Tragjikisht ndërruan jetë tre anëtar të familjes së ngushtë.
Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë. /Telegrafi/